E premte, prill 26, 2024

Këtu do të pini kafenë më të shtrenjtë dhe gjithashtu më të lirë

RevistëKëshillat e udhëtimitKëtu do të pini më të shtrenjtën dhe më të lirën...

Kompania britanike “Service Partner ONE” publikoi dokumentin “Coffee Price Index”, i cili analizon çmimet e kafesë në vendet e botës për vitin 2016, si dhe sasitë e kafesë së konsumuar në ato vende.

Është përcaktuar se Cyrihu e shet kafenë me çmimin më të shtrenjtë, ndërsa kjo pije e nxehtë është më e lira në Rio de Zhaneiro.

Ndërsa në Brazil ju paguani mesatarisht 0.98 euro për filxhan, për kafe në Cyrih do të paguani 3.40 euro. Mesatarja është llogaritur në bazë të çmimeve të kafesë së konsumuar në shtëpi, zyrë, kafene dhe Starbucks.

Starbucks ka çmimet më të larta. Rio de Janeiro dhe Sao Paulo në Brazil kanë çmimet më të ulëta të kafesë dhe kësaj marke – 1.41 euro, ndërsa më së shumti do ta paguani në qytetet zvicerane Gjenevë, Bernë, Bazel dhe Cyrih – 5.76 euro.

Sa i përket sasisë, më pak kafe konsumojnë banorët e Hanoit të Vietnamit – 0.4 kilogramë për frymë, dhe më së shumti në Helsinki të Finlandës – 9.6 kilogramë për frymë.

Vendet e Ballkanit, Lindjes së Mesme, Rusisë dhe Afrikës nuk janë përfshirë në hulumtim.

më Populloret