E shtunë, prill 27, 2024

Pikat më të famshme të botës në një vend

RevistëPika turistikePikat më të famshme të botës në një vend

Monumentet më të famshme të botës, si Sfinksi i Madh, Big Beni dhe Koloseu, tani mund të vizitohen brenda një dite, në një park tematik në qytetin Ningbo në Kinën lindore. Ky park tematik kohët e fundit është mbushur me kopje të zvogëluara të pesëdhjetë monumenteve më të famshëm në botë.

Pikat më të famshme të botës në një vendNë këtë park të pazakontë, Piramidat, Akropoli dhe Koloseu ndodhen pikërisht pranë Harkut të Triumfit, Statujës së Lirisë dhe Sfinksit të Madh. Këto kopje janë të rrethuara nga karusele, rrëshqitje dhe objekte të tjera argëtimi.

Vetë qyteti Ningbo ka një histori shumë të pasur sepse është një nga qytetet më të vjetra në Kinë. Ai njihej si një qytet tregtar në Rrugën e Mëndafshit rreth dy mijë vjet më parë, dhe më pas u bë një port i rëndësishëm.

Pikat më të famshme të botës në një vendKy nuk është i vetmi vend në Kinë ku ndodhen kopje të monumenteve botërore. Ekziston gjithashtu një park tematik në fshatin Huasji ku mund të shihni ndërtesa të tilla si një kopje e Capitol Hill, Shtëpia e Operës së Sidneit, Harku i Triumfit dhe të tjera.

më Populloret